Çfarë mund të ndodhë nëse pas të 30-ve jeni beqar? Asgjë e jashtëzakonshme! Thjesht vendimi për t’u martuar fillon edhe stërmendohet. Nëse më parë e toleroje që një djalë të mos kishte një nga kriteret e listës, tashmë je më e drejtuar nga perfeksionizmi. Gjithsesi, 30-vjetori është një ditëlindje e rëndësishme ku t’i fillon ti mendosh gjërat ndryshe. Ka kaluar adoleshenca, pjesa e rininës së pjekur, tashmë je gati për t’i dhënë drejtim jetës. Gjithsesi, ajo çfarë duhet të keni parasysh pas të 30-ve, nëse jeni beqare, është të mos nxitoheni:

Mos e pranoni presionin e askujt

Njerëzit do të flasin gjithmonë edhe nëse ju jeni personi më i lumtur në botë. Prandaj, vendosni me qetësi për një nga vendimet më të rëndësishme të jetës.

Fokusohuni tek karriera

Nëse në dashuri nuk keni fat, karriera juaj në këtë periudhë mund të lulëzojë, pasi ju do të përqëndroni të gjithë energjinë tuaj tek puna.

Kënaquni sa më shumë

Mundohuni ta shijoni sa më shumë lirinë e të qenit vetëm dhe pa impenjime. Nëse më vonë do të martoheni, gjërat do të ndryshojnë dhe do t’i kërkoni këto ditë.