Victoria Beckham ka një karrierë të gjatë në industrinë e modës dhe sot numëron një numër të madh njerëzish që punojnë për markën e saj. Por stafi i saj ka një pakënaqësi të madhe ndaj Victoria-s, e cila duket se nuk i trajton njësoj të gjithë punonjësit e saj. Sipas një pjese të stafit të Beckham, stilistja u jep më shumë prioritet njerëzve me orgjinë europiane, në krahasim me britanikët.

Sipas burimeve për "The Sun", punonjësit e Victoria-s, që kanë vite që punojnë për të ndihen të mënjanuar dhe të ofenduar, pasi ajo i paguan shumë herë më pak se punonjësit europianë, të cilët mund të kenë më pak kohë në kompani. Victoria "mburret" se është një biznesmene britanike dhe e ngre vendin e saj në piedestal, por nuk bën kështu me punonjësit britanikë.

Nuk dihet pse ajo u jep prioritet punonjësve me origjinë europiane, por faktet janë të pakundërshtueshme. Në gjashtë muajt e fundit, ajo ka caktuar të paktën katër punonjës europianë në pozita shumë të rëndësishme në kompani.