Reperi Agon Amiga dhe bashkëshortja e tij, Egzona, u bënë prindër për herë të parë më 23 korrik të vitit të kaluar. Sot djali i tyre, Noeli, mbush 1 vjeç dhe reperi ka bërë urimin më të ëmbël që një prind mund të bëjë. Duket se Agoni ka pritur një ditë të veçantë si kjo për të na njohur për herë të parë me portretin e plotë të të birit.

Bir është ditëlindja jote e parë, kur ti erdhe në këtë botë dhe tokës iu shtua edhe një engjëll. Ndërsa ti sot feston, ne falënderojmë Zotin për dhuratën më të çmuar që na ka dhuruar. Urime ditëlindjen djali ynë. Shëndeti, fati dhe lumturia të shoqërofshin gjatë tërë jetës së bashku me fëmijët tjerë të botës. 
Të duam shumë Noel”, -ka shkruar reperi përkrah fotos, ku Noeli shfaqet pranë një torte, me kurorë në kokë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AGON AMIGA (@agon.amiga) on

Ne i urojmë edhe 100 vite të bukura vogëlushit!