Ok, askush prej nesh nuk ka asgjë me stilin elegant, flokët gështenjë dhe fustanet e Dukeshës së Kembrixhit, as me hyrjen e re Meghan Markle, ama këtë javë ka ardhur në garë një personazh i ri, “First Lady” britanik, e dashura e Kryeministrit të ri britanik, Boris Johnson.

Me një fustan me lule, që kushton 120 paund, partnerja e Johnson, u ra në sy të gjithëve gjatë ceremonisë zyrtare të Kryeministrit.

Po cila është 31-vjeçarja, e cila po pretendon të fitojë “kurorën” e fashionit edhe përballë Meghan Markle?

Mediat britanike nuk e kanë lënë vetëm te fustani i saj i fundit. Ikona e re e fashionit, në të vërtetë, duket një vajzë chic e me class edhe në veshjet e saj të mëhershme.

Që nga “street style” e deri te brandet si Ghost (fustani i saj i fundit), duket se partnerja e Boris Johnson do të jetë ndër politikanet që vishet më bukur në Britani. Kështu premton, të paktën…

Fustani me lule u shit në më pak se 24 orë pas daljes së Carrie dhe ky është një tregues i mjaftueshëm për modelen e re të fashionit apo jo?

Asgjë që Carrie ka veshur në publik nuk ka kushtuar më shumë se 200 paund, kështu që pretendohet se stili i saj do të jetë edhe një shembull i mirë për portofolet me pak para. Sepse, ashtu siç ka në përditshmëri T-shirt dhe xhinse, ashtu ka edhe elegancë me veshjet më të sofistikuara.

Gjithsesi, shikoni edhe veshje të tjera të Carrie, ngjyrat dhe stilet e saj të preferuara dhe, me siguri, mes tyre do të gjeni diçka nga vetja.