Nuk e dimë se çfarë po ndodh në jetën e Bebe Rexhës, por këngëtarja shqiptare me famë botërore, i ka bërë 8.8 milionë ndjekësit e saj të dyshojnë se ajo është martuar. Dyshimet kanë ardhur pas videos së fundit që ajo ka publikuar në Instagram, ku shfaqet me fustan nusërie dhe vello.

Sikur mos të mjaftonte video, Bebe ka shkruar edhe këto fjalë bashkangjitur videos “Dita më e bukur e jetës time. Më duhej ta mbaja këtë, super private. Foto dhe video të tjera do vijnë në vazhdim. Ju dua të gjithëve".

Nuk dihet se kush është djali që ia ka rrëmbyer zemrën Bebes apo është ndonjë promo për videoklipin e radhës. Gjithsesi, ajo e ka bërë aq serioze sa neve na mbetet veçse të presim për ndonjë detaj tjetër të “dasmës”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on