A po vazhdon të presësh ish të dashurin të të sjellë një mesazh me tekstin "Më ka marrë malli"? A po vrapon që të mos mbërrish vonë në takime? A është gjithmonë e më e vështirë të gjesh motivimin për të bërë gjëra të bukura? Duket sikur këto kohë do të ketë një lëvizje të re të Mërkurit, që njihet si retrograde, prandaj mos nxitoni t'i fajësoni të gjithë për gjithçka dhe bëni durim, sepse këto shqetësime nuk do t'ju shoqërojnë gjithë jetën. Janë thjesht pjesë famëkeqe astrologjike e përkohshme.

Nëse keni menduar për një eksperiencë ndryshe nga çdo herë tjetër këtë verë, duhet të bëni edhe pak durim, edhe disa ditë, sepse Mërkuri ka nisur më 7 korrik një lëvizje pas dhe mbaron më 31 korrik. Oh, prisni! Janë vetëm pak ditë që ju kanë mbetur. Por kujdes, sepse Mërkuri retrograde do të kthehet edhe më 31 tetor - 1 nëntor.

Çfarë është Mërkuri në retrograde, për të gjithë ata që nuk e dinë? Të gjithë flasin për të, por çfarë do të thotë në astrologji?

Çdo vit, në një periudhë të të caktuar, Mërkuri nis një lëvizje retrograde. Kjo nuk do të thotë që ai kthehet pas, por ul shpejtësinë e lëvizjes së tij. Sipas asrologëve, ky ndryshim sjell mërzitje, trishtim, nervozizëm, ankth dhe probleme komunikimi në jetën tonë. Por, a ka lëvizja retrograde e Mërkurit ndikim kaq negativ në jetën tonë?

Mërkuri është planeti i dërguar dhe si i tillë është "përgjegjës" për mënyrën se si mendoni, se si planifikoni të bëni gjëra, nga pika A në pikën B dhe, sigurisht, është "përgjegjës" edhe për mënyrën se si shkëmbeni informacion me të tjerët.

Kur vihet në lëvizje të dukshme, Mërkuri është, në thelb, duke udhëtuar pas në kohë, gjë që tenton të sjellë çështje të pazgjidhura nga e kaluara juaj. Meqenëse lëvizja e këtij planeti nuk funksionon për gjërat që do të vijnë në të ardhmen, ky tranzit shkakton shumë "aksidente" teknologjike dhe komunikuese. Pra, në të vërtetë, nuk është krejtësisht faji juaj që i dërguat rastësisht një fotografi të bisedës dikujt tjetër në vend që t'ia dërgonit mikeshës më të mirë. Kjo prapavijë e Mërkurit duhet të marrë një pjesë të fajit.

Gjithsesi, kjo është një periudhë e përkohshme. Mërkuri nuk do të qëndrojë në shenjën e Luanit për një kohë të gjatë. Më 19 korrik, Mërkuri ka hyrë në Gaforrre, duke marrë rolin e mbrojtësit, por duke risjellë tek të lindurit e kësaj shenje anën e theksuar emocionale, e cila i referohet pikërisht këtij tranziti.

Ju mund të ndiheni më shumë nostalgjikë gjatë kësaj kohe dhe të zhytur në mendime për gjithçka që ka ardhur dhe ka shkuar në jetën tuaj. Për fat të keq, Gaforrja njihet edhe si shenjë pasive-agresive, që do të thotë se kriza e komunikimit mund të rezultojë deri në një moskomunikim. Mos harroni se jo të gjithë mund ta lexojnë mendjen tuaj.

Atëherë, si mund ta kaloni këtë gjendje tranziti të Mërkurit? Mundohuni të mos i lejoni gjërat të ndodhin në mënyrë të caktuar dhe bëni çmos që të mos merrni përsipër të kryeni ndonjë angazhim të nxituar. Gjërat nuk kanë gjasa të rrinë gjatë në këtë "tranzit" të Mërkurit. Mënyra më e mirë është të gjeni energjinë për të rishikuar projektet e vjetra dhe për të shqyrtuar çështjet që ende kanë nevojë për vëmendjen tuaj.

Në fakt, rikthimi i Mërkurit mund të jetë tranzit jashtëzakonisht i dobishëm, sepse ju bën të reflektoni. Por mos harroni që një situatë e ngjashme rivjen në tetor dhe nëntor, kështu që bëni më të mirën derisa të vijë sërish ajo kohë.