Nëse nuk i keni pronotuar ende pushimet, shikoni një herë hotelin ku po qëndron Luana Vjollca. Nëse xhepi juaj e përballon një natë ose më shumë në këtë hotel, do të bënit vërtet pushime të bukura. Luana po i shijon ditët e relaksit me siguri me Krenarin, të dashurin e saj prej vitesh, të cilin e mban larg vëmendjes së mediave. Mirëpo, në cilin hotel po pushon Luana dhe sa kushton një natë aty? Luana ka zgjedhur hotelin “Hôtel de Paris Monte-Carlo” dhe një natë aty kushton plot 710 dollarë.

Mirëpo, çfarë duhet të dini për Monaco-n përpara se ta vizitoni?

-Besoj të gjithë keni dëgjuar se Casino de Monte Carlo tërheq klientë ndërkombëtarë falë historisë së saj legjendare me një gamë të gjerë lojrash në tryeza dhe lojëra elektronike. Kjo kazino ka ndryshuar dhe është zbukuruar ndër shekuj për t’u bërë ajo që është sot për klientët e saj prestigjioz.

Shëtisni përgjatë Port de la Condamine

-Port de la Condamine, është një port që u përfundua në vitin 1926 dhe u krijua për të mbajtur një numër të madh jahtesh luksoze. 

-Shijoni një shëtitje përgjatë portit dhe ndaloni për një kafe ose në një restorant. Ju gjithashtu mund të udhëtoni me Catamaran rreth Monakos për të parë vijën fantastike të bregdetit.