Në stinën e ngrohtë që jemi, agjentët e jashtëm atmosferikë ndikojnë bindshëm në shëndetin e flokëve tanë duke i dëmtuar ato masivisht. Klori nëse shkojmë në pishinë, krips nëse preferoni detin...Veprimi i këtyre substancave, së bashku me efektin e dëmshëm të rrezeve të diellit, e bëjnë edhe më të vështirë kujdesin ndaj flokëve në këtë periudhë të vitit.

Por nga sot, përveç maskave trajtuese të kokës, një zgjidhje plotësisht natyrale për flokët e dëmtuar nga dielli vjen nga ushqimi. Duke ditur ushqimet e duhura për tu konsumuar na garantojnë mbrojtje dhe shumë shëndet për flokët tanë. Le të zbulojmë se cilat janë ato!

"Shumë ushqime janë të pasura me substanca që i ushqejnë flokët në thellësi", konfirmon biologia ushqyese Simona Grossi. Hekuri dhe zinku janë thelbësore për mbajtjen e flokëve të shëndetshëm dhe të bukur. Ato favorizojnë rritjen e tyre dhe luftojnë plakjen e parakohshme për shkak të rrezeve UV.

Po ashtu, konsumi i ujit ndihmon shumë, si dhe marrja e acideve yndyrore esenciale dhe proteinave të pasura me vitaminë B. Për të parën, duhet të zgjidhni kosin, pulën, arrat dhe farat siç janë kungulli ose liri për tryezën tuaj. Për këtë të fundit ne japim dritën e gjelbër në tranguj, courgettes dhe fruta sezonale. Gjithashtu kastraveci dhe frutat e stinës janë ideale pë flokët tuaj këtë sezon.

Konsumojini në masë!