Mendjet më të mira në shkencë dhe mjekësi po punojnë shumë për shpikjen e metodave që do të na ndihmonin për të zgjatur jetën, por për momentin vëmendja jonë qëndron te një zgjidhje për t’u dukur më e re në pamje.

Më poshtë janë disa përbërës që do të bëjnë "të zgjohesh” më e re.

Rinovim i lëkurës së fytyrës

Të duhet:

Kafe e bluar. Kafja duhet të jetë e bluar sa më mirë, sepse vetëm në këtë formë nuk e dëmton lëkurën.

Qumësht. Është më mirë të përdorësh qumësht me pak yndyrë.

Një tas për përzierjen.

Një lugë ose një shpatull për të aplikuar/hequr maskën. Përdorimi i një furçe nuk rekomandohet, sepse grimcat e kafes mund të rrinë në fijet e saj.

Si të veprosh:

Hidh pak kafe në tas dhe shto qumështin. Përzieji aq sa të bëhet një masë e trashë, por ki kujdes me qumështin, se ta vështirëson pak punën. Apliko maskën në fytyrë duke shmangur zonën rreth syve. Prit 15-20 minuta që substancat të ndikojnë në lëkurë. Hiq maskën duke larë fytyrën me ujë të ngrohtë. Falë vetive rigjeneruese të kafes, lëkura e fytyrës është ringjallur, rrjedha e gjakut është përmirësuar dhe pamja bëhet e shëndetshme.

Parandalo dhe hiq rrudhat e fytyrës

Të duhet pak vazelinë për të parandaluar dhe për të hequr qafe rrudhat e fytyrës. Apliko një shtresë vazelinë në fytyrë, nën sy dhe në buzë. Bëje këtë çdo natë. Është e rëndësishme që të lash fytyrën para se ta përdorësh këtë substancë yndyrore dhe ta përdorësh kur fytyra të jetë ende e lagur. Në mëngjes do të dallosh ndryshimin: lëkura do të jetë më e butë dhe më elastike.