Kush nuk e pëlqen ngjyrën e plazhit? Të gjithë e pëlqejmë! Presim me padurim gjatë 9 muajve të vitit për të ndier ngrohtësinë e diellit në lëkurë dhe të marrim shkëlqimin që i fal lëkurës ndikimi i rrezeve të tij. Por e gjithë kjo ofertë falas nga dielli ka edhe një risk brenda, që mund të shkojë deri në kancer të lëkurës nga dëmet e diellit. Si mund të arrijmë tonet optimale të lëkurës pa e dëmtuar atë nga rrezet e dëmshme?

Dermatologët, vazhdimisht japin këshilla të ndryshme për kremin mbrojtës që duhet të kesh për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit. Ata shpesh theksojnë se një krem me SPF të lartë duhet të përdoret Ò«do ditë në fytyrë, në mënyrë që lëkura të jetë gjithmonë e mbrojtur. Por të shumta janë rekomandimet edhe për llojin e SPF-së, sa e lartë duhet të jetë?

Së pari, për të gjithë ata që nuk e dinë, çfarë do të thotë SPF, kujtojmë: SPF (Sun Protection Factor) është Faktor Mbrojtës kundër Diellit. Dermatologët e Akademisë Amerikane rekomandojmë që zgjidhja më e mirë është kremi mbrojtës me faktor 15, pra SPF 15 gjatë gjithë vitit. Natyrisht, sa herë të shikosh etiketën e kremit, sigurohu që të jetë edhe rezistent ndaj ujit.

Gjatë stinës së verës, kur ekspozimi në diell është edhe më i gjatë, dermatologët rekomandojnë një krem mbrojtës me të paktën SPF 30. Teknikisht, kjo do të thotë se kremi me SPF 30 ose edhe me faktor më të lartë nuk të lejon të digjesh, as ta dëmtosh lëkurën nga dielli. Sipas specialistëve, SPF 30 bllokon rrezet e diellit deri në masën 97%. Duke përdorur një SPF të lartë, që siguron mbrojtjen mbi 90%, atëherë nuk është problem për lëkurën dhe shfaqjet e sëmundjeve të saj që mund të lindin nga ekspozimi i tepërt në diell.

Po nga Akademia e Dermatologjisë Amerikane, dermatologët këshillojnë se kremi i diellit gjatë verës duhet përsëritur të paktën në Ò«do dy orë, në mënyrë që efekti të jetë optimal. Një krem me SPF 30 bllokon rrezet e dëmshme, por sigurohu që ta riaplikosh çdo 2 orë për t’u ndier gjithmonë e mbrojtur.

Rekomandohet:

Fresh Sugar Sport Treatment Sunscreen SPF 30

Është një krem mbrojtës që vjen nga Franca. Hidtratues mjaft i mirë dhe mbrojtës ndaj rrezeve UV. Përdoret për fytyrën dhe për buzët, është rezistent ndaj ujit dhe ka një formulë ideale mbrojtjeje. Nuk e lë lëkurën të dëmtohet, të krijojë njolla, por njëkohësisht lufton edhe radikalet e lira. Formula e këtij kremi ka bazë sheqerin, por nga produkte bimore që i japin freski dhe butësi lëkurës.

Òªmimi? Vetëm 25 dollarë!