Në një fundjavë si kjo, një vit më parë, të gjithë sytë ishin drejtuar te një prej dasmave më të përfolura dhe më të mëdha të showbiz-it shqiptar. Sara dhe Ledioni i thanë "Po, përgjithmonë" njëri-tjetrit në një vend përrallor, Como, në Itali.

Shumë prej personazheve të njohur, të nisur drejt vendit magjik, u bënë pjesë e këtij gëzimi të madh të familjes Hoxha, që mori vëmendjen maksimale edhe nga mediat shqiptare.

Fotot e Sarës dhe Ledionit pranë altarit u komentuan masivisht, detajet e dasmës së madhe gjithashtu, por edhe të gjithë të ftuarit nuk mbetën pas.

Javë më pas, kur Sara postoi edhe fotot zyrtare të ditës së saj më të bukur, i shoqëroi ato edhe me një video-dokumentar për të cilin u kujdes deri në detaje e motra, Lori.  

Askush nuk e humbi pamjen elegante të Sarës dhe Ledionit gjatë momentit të tyre magjik, por sot, një vit më vonë, vetë Sara kujton me nostalgji një ndër çastet më emocionuese - pikërisht atë para altarit.

Në një copëz videoje që ka publikuar disa minuta më parë në llogarinë e saj në Instagram, Sara ka zgjedhur pikërisht këtë moment, nga përgatitjet e fundit para se të niset drejt altarit. Në video është i dukshëm fustani elegant i Sarës, grimieri i njohur që po finalizon punën e tij (Patrick është grimieri i famshëm i yjeve të showbiz-it, mes tyre edhe i motrave Kardashian. Në Como, një vit më parë, Patrick erdhi enkas nga Amerika për të grimuar Sarën).

Po ashtu, në video shihen edhe dy asistentet e përhershme të Sarës, e ëma, Vjollca, dhe Lori, e cila, në asnjë rast nuk i lë detajet të ikin, ndaj edhe shihet duke e regjistruar këtë moment magjik.... para shumë të tjerëve që do të pasonin pas pak minutash.

Si sot një vit më parë, në Como, Sara ishte duke dalë nga vila Erba për t’iu afruar altarit, aty ku e priste dhëndri, Ledioni, dhe princi i vogël, London.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

another European capital coming your way😛👶🏼

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Sot, një vit më pas, bashkë me dy princat e zemrës së saj, është rrugës edhe një i tretë...