Instagrami është një gënjeshtër e madhe dhe nuk e kemi fjalën për fotot me 100 filtra apo videot "mashtruese". Po flasim për numrin e ndjekëse në llogaritë e VIP-ave. Nëse jeni çuditur nga numri i madh i ndjekësve që shumë personazhe të njohur kanë, na lejoni t'ju themi se një pjesë e mirë e tyre janë falsë.

Sipas një raporti të ‘ICPM’, ishte Ellen DeGeneres ajo që mbante rekordin për numrin më të madh të ndjekësve falsë, pasi të tillë rezultonin 58% të ndjekësve të saj. Grupi ‘BTS’ mbante vendin e dytë me 48% dhe Kourtney Kardashian me Taylor Swift vendin e tretë me 49%. Pjesë e listës janë edhe Ariana Grande me 46%, Miley Cyrus me 45%, Kim dhe Khloe Kardashian me 44% dhe Drake me 38%.