E dini që pas një fotoje në dukje perfekte mund të fshihet një punë e madhe dhe një realitet që s'ka lidhje fare me atë që shohim në foto. Për të krijuar një ide më të qartë për këtë që po themi ka menduar fotografi brazilian Gilmar Silva, i cili me anë të disa fotove tregon se çfarë fshihet pas shkrepjeve të tij që në dukje janë mbresëlënëse. Lugar x Foto (vend x foto) shkruan ai në shkrepjet ku shfaqet realiteti dhe rezultati final.

Siç thotë ai: "Mos kërkoni vende të bukura kërkoni kënde". Fotot mund të jenë realizuar në vende fare të zakonshme dhe aspak tërheqëse për syrin, por pas një pune të jashtëzakonshme të fotografit, i cili ka mundur të përzgjedh këndin e duhur dhe i ka edituar në mënyrë perfekte, fotot kanë rezultuar kryevepra. Për më shumë shihni disa prej këtyre shkrepjeve të marra nga Instagrami i fotografit @gilmarphotos.