Jeni gati për të parë një spektakël në qiell? Ashtu si çdo vit, një shi meteorësh do të dhurojë një shfaqje për të gjithë. Në kalendarin fetar është përcaktuar data e 10 gushtit, por shiu i meteorëve do të jetë më i qartë në mes të 12 dhe 13 gushtit, rreth orës 22:00 të mbrëmjes, kur pritet të shihen 50 meteorë në orë.

Për të admiruar më mirë yjet që bien, duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet dhe nëse është e mundur në lartësi. Edhe pse këtë vit, hëna duket se nuk do të na ndihmojë aspak, pasi në këto netë do të ketë ndriçim të plotë.

Shënim: Në fakt, nuk bëhet fjalë për yje të vërtetë, por për mbetje perseidi, që e kanë origjinën nga kometa Swift-Tuttle, e zbuluar në vitin 1862 nga astronomi italian Giovanni Virginio Schiaparelli.

Burimi: Top Channel