Modelja e njohur e Victoria’s Secret, Miranda Kerr dha lajmin e papritur se ishte shtatzënë në muajin mars, pak kohë pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj të parë me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel. Kerr është gjithashtu nënë e një djali 8-vjeçar, i cili ka lindur nga martesa e modeles me aktorin, Orlando Bloom. Lajmin se ajo është në pritje të ëmbël e ka bërë të ditur People, duke shkruar se “Miranda, Evan, Flynn dhe Hart po presin me padurim për anëtarin e ri të familjes”.

Kerr ka publikuar së fundmi një foto ku shfaqet e veshur me një fustan me lule e limona dhe barku duket shumë i rrumbullakosur, aq sa mund të themi se ajo është drejt fundit të shtatzënisë. Ajo është treguar e rezervuar lidhur me shtatzëninë, prandaj çdo postim i saj pritet me padurim nga fansat. Kjo është ndër fotot e pakta të saj me barkun e rrumbullakosur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miranda (@mirandakerr) on

Si gjithmonë ajo shfaqet gjithë stil dhe e qeshur në këtë shkrepje që ka zgjedhur të ndajë me fansat.