E ftuar në “Pushime on Top”, Armina Mevlani foli për karrierën dhe jetën e saj private. Planet e çiftit të njohur për dasmë kanë qenë të shumëpërfolura në media, por duket se duhet të presim edhe ca kohë, pasi siç thotë Armina, ajo dhe Shkëlzeni nuk kanë caktuar ende as vendin dhe as datën. Për sa u përket planeve për fëmijë, blogerja tha se dëshiron që bebi të vijë në një moment kur ajo të ketë më shumë kohë, pasi dëshiron që të kujdeset vetë për të dhe të angazhohet maksimalisht te familja.

E pyetur për dy fëmijët e Shkëlzenit, blogerja është shprehur se i do shumë dhe se ndihet e lumtur që fëmija i saj nuk do të jetë i vetëm, por do të ketë motër dhe vëlla.

“Unë jam e lumtur që Zeni ka dy fëmijë, të cilët i dua shumë. E di që fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla”, -është shprehur Armina duke shtuar se dëshiron shumë një fëmijë, por kur të vijë koha e duhur.