Sot mediat italiane kanë humbur një prezantuese të njohur. Nadia Toffa është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë kundër kancerit, të cilën fakteqësisht nuk e ka fituar dot. Toffa drejtonte emisionin "La lene" që prej vitit 2016. Ka qenë pikërisht faqja zyrtare e programit që ka dhënë lajmin e trishtë që Toffa është ndarë nga jeta.

40-vjeçarja u diagnostifikua me kancer në vitin 2017 dhe madje shkroi edhe një libër për luftën kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Në libër shkroi se ajo u përpoq ta shihte kancerin si "një dhuratë, një mundësi" gjë që çoi në momente të rënda nga ndjekësit në internet.

Gjithsesi, njerëzit do ta mbajnë mend si një grua që luftoi me dinjitet me këtë sëmundje dhe qëndroi e fortë deri në fund.