Ashtu si me veshjet, edhe mënyra e grimimit ndryshon me kohën, madje në ditët e sotme flasim edhe për trende grimi, siç është për shembull konturi apo teknika të tjera që zbulohen herë pas here. Me sa duket, një tjetër trend grimi po i fikson të gjithë së fundmi. Bëhet fjalë për mënyrën e aplikimit të tonit të syve. Nëse e keni parë videoklipin e ri të Taynës dhe Dafinës e keni vënë re grimin e Dafit. Një ton i kuq i përhapur më shumë se normalisht drejt mollëzave dhe ballit. Më saktë po flasim për këtë.

Dje ia pamë edhe Kim Kardashian-it në foton që postoi me Kylien për promovimin e bashkëpunimit të tyre për linjën e parfumeve.

Ia kemi parë edhe Vesa Lumës.

Në fakt, fillimisht e kemi parë te Rihanna në mbrëmjen e Met Gala në vitin 2017.

Pra, edhe pse ky trend po merr përhapje më të madhe së fundmi ka disa vite që qarkullon. Quhet 'draping' dhe masivisht e kemi parë në New York Fashion Week në shtatorin e vitit të kaluar. Duke qenë se po fillon të pëlqehet kaq shumë, mos u çudisni kur ta shihni të përdoret edhe në rrugët e qytetit. Kështu që mos humbni më shumë kohë, merrni paletat që keni në shtëpi dhe filloni të eksperimentoni dhe të perfeksiononi teknikën.