Dafina Zeqiri dhe Tayna publikuan dy ditë më parë bashkëpunimin e tyre "Bye Bye". Një këngë ritmike dhe një videoklip që nuk lodhesh duke e parë. Kënga ka rezultuar e suksesshme, duke qenë se vetëm në dy ditë ka rritur të ketë rreth 2 milionë e gjysmë klikime. Kjo këngë ka tërhequr edhe vëmendjen e Rita Orës, e cila nuk ka mundur ta mbajë për vete mendimin që ka për bashkëpunimin e Taynës dhe Dafit. Rita ka reaguar në një postim në Instastory, ku ka shprehur me krenari fjalët më të mira për këngën dhe vajzat.

"Mund të them se vajzat kosovare janë kaq të mira. E dashuroj vendin nga vij. Dashuroj të shoh gra që marrin kontrollin, që janë vetvetja dhe frymëzojnë të tjerat. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave të tjera se është ok të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë", -ka shkruar Rita duke shtuar se e dashuron këngën dhe e bën të ndihet e lumtur.

Dafina ka reaguar duke e ripostuar shkrimin e Ritës dhe duke i thënë "Të dua" dhe se ajo është shembulli më i mirë. Ndërsa Tayna është shprehur në komente se "gratë kosovare po bëjnë histori".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“ Behind every successful Woman Is a tribe of other successful Women, who have her back “ @ritaora ur the greatest example! Te Dua ❤️👑🇦🇱

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on

Edhe pse kënga është super, ky reagim i Ritës nuk pritej! Mund ta imagjinojmë sa të lumtura ndihen Dafi dhe Tayna.