Nuk është ndonjë gjë e re që njerëzit të kritikojnë çdo gjë që vajzat e familjes Kardashian bëjnë. Epo tani njerëzit i janë "sulur" sërish Kim-it, pas publikimit të disa fotove të saj për promovimin e linjës së make up-it. Ajo ka postuar disa foto të frymëzuara nga vitet '90, por njerëzit nuk rreshtin së komentuari fytyrën e saj. Gjithçka filloi me këtë foto të Kim-it, ku duket si këngëtarja e ndjerë e R&B-së, Aaliyah dhe nuk ngjan aspak me Kim-in.

Më pas postoi një tjetër foto, për të cilën njerëzit mendojnë se ngjan me një modele Instagrami që ka bërë shumë operacione plastike për t'u dukur si Kim-i, por nuk ia ka arritur.

Shumë fansa mendojnë se Kim po mundohet t'i ngjajë Beyonce-s.

Ka edhe nga ata fansa të zjarrtë që mendojnë se bëhet fjalë vetëm për konturin, për të cilin vajzat e familjes Kardashian shquhen. Por në fund të fundit është fytyra e saj dhe mund të bëjë ç'të dojë.