Vjeshta është vetëm disa javë larg dhe nëse dëshironi të jeni një hap para duhet të dini tendencat e fundit për sezonin e ardhshëm. Sot do të flasim për flokët, pasi nëse ata duken bukur veshja kalon në plan të dytë. Topuzët e rrëmujshëm do t'ia lëmë verës, pasi në vjeshtë disa modele të tjera do të preferohen nga vajzat dhe shumë shpejt do t'i shihni në feed-in e Instagram-it, por edhe në rrugët e qytetit. Nga modelet e mëposhtme zgjidhni atë që ju përshtatet dhe filloni ta provoni nëse do t'ju shkojë.

Lob me aksesorë si rrethi
Të kapur me balluke të gjata të ndara në mes
Bisht i drejtë i kapur poshtë
Aksesorë ekstra
Gërsheta
Me balluke të valëzuara
Me valë të dendura
Kaçurrela "të krehura"
Me onde