Katy Perry po akuzohet për ngacmim seksual nga modeli që ishte pjesë e videos së saj "Teenage Dream", të publikuar në vitin 2010. Modeli i quajtur Josh Kloss u shpreh në një postim në Instagram se ylli i muzikës e kishte poshtëruar gjatë një feste në vitin 2012. Ky rrëfim mga Josh vjen pak ditë pasi Katy festoi 9-vjetorin e albumit "Teenage Dream", i cili e cilësoi si një nga yjet më të mirë të Pop-it në botë.

Në rrëfimin e tij, Josh shkruan se është takuar dy herë me Katy-n pas ndarjes së saj nga Russel Brand. Një prej këtyre rasteve ishte në ditëlindjen e Johnny Wujek, ku ai ishte me një mikun e tij i cili dëshironte të takonte Katy-n nga afër. Në momentin e prezantimit, Katy i uli pantallonat dhe mbathjet në sy të të gjithë të ftuarve. Josh e cilëson këtë moment si poshtërues dhe turpërues. Po ashtu, ai ka treguar se gjatë xhirimit të videoklipit këngëtarja ishte e mirë dhe e sjellshme, përveç faktit kur e quajti puthjen me të "të tmerrshme". Në fund të postimit të tij, modeli shton se fuqia dhe jo gjinia është një faktor përcaktues në abuzimin seksual.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joshkloss (@iamjoshkloss) on

Nga ana tjetër miq të Katy Perry-t kanë reaguar në mbrojtje të këngëtares, mes tyre edhe stilisti Johnny Wujek, i cili organizoi festën ku thuhet se ka ndodhur ngacmimi. Ai është shprehur se Josh po gënjën dhe se Katy nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë. Miq të tjerë kanë shtuar se Josh ka një fiksim të sëmurë ndaj këngëtares, prandaj thotë vjen me deklarata të tilla kaq vite më vonë.