Keni blerë ndonjëherë online në website-n “Forever 21”? Nëse jo, pas këtij lajmi, do mendoheni dy herë… Gjatë muajit korrik, marka e njohur ka surprizuar blerësit e saj me një dhuratë aspak të këndshme për ta, çokollatat dietike Atkins. Ky veprim i guximshëm nga ana e “Forever 21” ka shkaktuar mërzi tek blerësit, shumica e të cilëve ishin të përmasave ‘plus size’ si pasojë e ofertës speciale që marka kishte bërë për këtë kategori…

Shumë prej tyre kanë shpërndarë të ofenduar në rrjetet sociale, fotot e çokollatave dietike që kishin mbërritur bashkë me pakot e tyre.

“Kalova nga masa 24 në 18, vazhdoj të jem plus size dhe kështu bëra një porosi online në Forever 21 si pasojë e ofertës speciale. Hapa pakon dhe gjeta çokollatat dietike Atkins… Çfarë po mundoheni të më thoni? Jam e shëndoshë? Duhet të humbas peshë? A i dërgoni këto “dhurata” edhe tek vajzat më pak të shëndosha?”

Një tjetër blerës e quajti markën si fobike ndaj përmasave plus size dhe dëmtuese ndaj çdo personi të përfshirë.

Forever 21 iu përgjigj blerësve me një status: “Në periudha të ndryshme, Forever 21 surprizon blerësit me produkte të reja, duke i futur në paketimet e porosive online. Çokollatat dietike Atkins janë përfshirë në të gjitha porositë, të gjitha përmasat dhe kategoritë. Në kërkojmë ndjesë nëse klientët tanë janë ofenduar dhe mund të themi me siguri se ky nuk ishte qëllimi ynë.”