Më ne fund pas ditëve dyshime për lidhjen e tyre, Gigi Hadid është kapur mat me të dashurin e saj të ri, Tyler Cameron. Çifti u forografuan teksa dilnin nga një bar në pronësi të Justin Theroux, ish-bashkëshortit të Jennifer Aniston. Të dy ishin veshur thjeshtë dhe ishin të buzëqeshur gjithë kohës.

Dyshja e kanë nisur romancën e tyre në fillim të gushtit, ose të paktën atëherë është fotografuar Cameron teksa dilte nga apartmaneti i Gigi-t në 6 mëngjesit. Pas 45 minutash ka dalë edhe vetë modelja.

Gigi Hadid nuk ka shumë kohë që është ndarë nga Zayn Malik. Ata u ndanë dhe u bashkuan disa herë, mirëpo pas shkëputjes së fundit, Gigi duket se gjeti lumturinë në krahët e Cameron.