Me siguri shumica e fansave, pas veprimeve të fundit të Miley-t fajësojnë këngëtaren për ndarjen e saj nga Liam. Çifti u ndanë dhe Miley u fotografua në liqenin e Como-s teksa puthej me një vajzë. Kaq mjaftoi që të gjitha ta kryqëzonin atë. Mirëpo, ajo nuk ka qenë fajtorja për ndarjen e tyre. Mesa duhet fytyra ëngjëllore e Liam na ka “mashtruar” të gjithëve. Miley ka vendosur t’i japë fund martesës për shkak të veseve të Liam.

“Të gjithë kanë menduar gjithnjë se është Miley problematikja apo e papjekura mes të dyve, por s’është kështu. Liam del gjatë gjithë kohës dhe feston me shokët e tij, gjë që asaj nuk i pëlqen. Miley mendon se deri tani ai duhet të ishte rritur, duhet të ishte pjekur”,-është shprehur një burim për People.

Madje Miley është përjekur që ta ndihmojë Liam-n të kalojë periudhat e vështira.

“Ajo e ka mbështetur gjithnjë në kohët e tij më të vështira. Nga ana tjetër, Liam gjithmonë e ka urryer vëmendjen që merr lidhja e tyre në çift gjatë periudhave të krizës”,-ka vazhduar burimi.

Pra, mos e gjykoni më Miley-n. Ajo qenka përpjekur, por pa rezultat. Gjithsesi, ka akoma shpresë që ata të ribashkohen, duke qenë se nuk duan ende të divorcohen.