Duket se Instagram po përgatitet për të rindërtuar përfundimisht një nga opsionet e tij më të njohura: Boomerang.

Instagram është duke përgatitur pesë efekte të reja të looping video për aplikacionin e tij, sipas kodit të zbuluar në aplikacionin e tij të Android.

Lexoni: Ja sa paguhen njerëzit më të famshëm në botë për postimet e sponsorizuara në Instagram

Efektet e reja u vunë re nga studiuesja Jane Manchun Wong, e cila ka një histori solide të zbulimit të karakteristikave të papublikuara në aplikacionet e mediave sociale. Sipas gjetjeve të saj, këtu janë disa nga llojet e reja të efekteve të Boomerang që vijnë në Instagram:

“Hold“, e cila vë një vonesë të lehtë në fund të një klipi
” Dynamic“, i cili shpejton në fund të klipit
“Slowmo“, e cila kap klipin në slow motion
Dy të quajtura “duo“, të cilat duket se ngjajnë më shumë me një Boomerang klasik, të vendosura me shpejtësi të ndryshme
Këto mund të mos tingëllojnë si ndryshime të mëdha, por ato mund të krijojnë shumë mundësi të reja për Boomerangs, të cilat janë dukur pothuajse të njëjta qëkur Instagram prezantoi për herë të parë funksionalitetin në 2015. Mund të merrni një ide më të mirë se si mund të duken këto veprime në blogun e Wong.

/https://wongmjane.com/blog/ig-story-camera-aug19

Një zëdhënës i Instagram nuk pranoi të komentojë mbi këtë gjë.

Përveç funksionaliteteve të reja të Boomerang, Wong zbuloi disa ndryshime të tjera intriguese. Një që do të shtonte Layout në Instagram, aplikacioni që ju lejon të bëni kolazhe fotografish, në kamerën e Stories. Një tjetër do të lejojë përdoruesit të dërgojnë komente për miqtë në të njëjtën mënyrë si ju mund të ndani një postim me mesazhe direkte.

Lexoni: Instagram po ndryshon mënyrën e blerjeve

Një tjetër funksionalitet është notification filters. Në vend të një liste të pafund të të gjitha njoftimeve tuaja, të cilat mund të jenë veçanërisht mbytëse nëse keni një sërë postimesh, filtrat do t’ju lejojnë të renditni njoftimet sipas llojit.

Asnjë fjalë se kur këto funksionalitete mund të lançohen zyrtarisht, por nëse ato janë aq afër siç thotë Wong, mund të mos presim për shumë kohë.

Burimi: Business Magazine