Sa keq që jemi në dhjetëditëshin e fundit të gushtit. Një pjesë i kanë thënë lamtumirë plazhit dhe barbekusë në oborrin e shtëpisë, megjithatë vera nuk ka përfunduar ende. Falë Zotit, ka edhe disa ditë! Kështu që mund të gjesh kohën e disa trendeve verore që nuk ke pasur mundësi t’i provosh gjatë periudhës së parë të verës.

Nëse je edhe ti në grupin e atyre vajzave që vuajnë për rastin “shumë trende, shumë pak kohë”, këtu ke mundësi për t’u ndalur. Kështu, zgjero edhe arsenalin e trendeve dhe stileve të veshjeve me këto pesë trende, që janë MUST para se vera të mbarojë.

Jumpsuit

Një jumpsuit e bën verën dhe pragvjeshtën më të thjeshtë për të gjithë. Ka qenë një prej tendencave dominuese të kësaj vere dhe një zgjidhje ideale e të gjitha vajzave që ndjekin modën. Jo vetëm për të siguruar një look perfekt, por edhe për t’u ndier rehat në çdo orë të ditës, kjo është zgjidhja më e mirë e ditëve të fundit të verës. Nëse i shton veshjes edhe aksesorë me ngjyrë, do të sigurosh një look pop.

Fundi xhins me kopsa

Edhe kjo është një veshje, e cila pati një sukses të vërtetë sezonin e verës. Një rikthim i viteve ’70 e bëri këtë veshje mjaft të pëlqyer edhe nga VIP-at. Por edhe larg bregut, madje deri në tetor, kur temperaturat janë të freskëta, është veshja më e përshtatshme. Shfrytëzoji këto ditë të fundit të gushtit për ta veshur atë me një bluzë të shkurtër.

Një xhaketë mbi një Crop Top

Është shumë e thjeshtë. Çfarë më mirë se të stilosh një xhaketë dhe një crop top në fund të verës mund të jetë më e rehatshme? Xhinset, natyrisht janë zgjidhje perfekte dhe ja ku je me një look të viteve '80.

Fustani, fundi saten

Në varësi edhe të vendit në të cilin jeton, pra sa i ngrohtë është akoma moti, provo këtë tendencë të kësaj vere, e cila është mjaft e lehtë dhe praktike. Aq më tepër që të jep idenë e plotë të një turisteje. Për paradite, për pasdite, por edhe për mbrëmjet me miqtë, fustani apo edhe fundi prej sateni kanë qenë tendencë e parezistueshme e kësaj vere … cool.

Printet Mix & Match

Të gjithë të apasionuarit e printeve, këtë verë kanë eksperimetuar me të gjitha mënyrat, sepse trendet kanë qenë të pranishme kudo. Printe si leopardi, në funde e fustane, këtë sezon kanë qenë të parezistueshme. Një fund sateni me printe — duke shtuar vetëm sandale me platformë dhe një çantë të vogël dore, do të përbënin kombinimin më të mirë të mbrëmjeve verore.