Pas pak javësh, Sara dhe Ledioni do të bëhen prindër për herë të dytë dhe pas pak javësh, London do të jetë vëllai i madh i familjes Liço.

Gjatë kësaj periudhe të pritjes së ëmbël, Sara është treguar më e hapur me ndjekësit e saj, pasi vazhdimisht ka rrëfyer e ka ndarë me të gjithë sikletet e shtatzënisë, të ushqimit, të trupit, librat që lexon, por edhe mendimet që shoqërojnë pothuaj të gjitha nënat në pritje; kilogramët e shtuar dhe ndryshimet e natyrshme që i ndodhin trupit gjatë muajve të pritjes.

Por sot, pasi ka parë, lexuar e menduar shumë për të gjitha këtoj lloj ndjesish, Sara ka ndryshuar mendim dhe, siç thotë ajo, ndihet më mirë me veten.

“Pas muajve me mendime dhe ndjenja shqetësuese, pashë këtë (video) sot dhe u ndjeva pak më NORMALE”,- shkruan Sara.

Video e propozuar disa muaj më parë nga New York Times, “Pas lindjes: A është egoizëm të të interesojë trupi yt?” ka në fokus disa nëna, të cilat kanë përjetuar ndjesi të ndryshme gjatë periudhës së shtatzënisë, sidomos me ndryshimet në trupin e tyre. Ndryshe nga modelet që na serviren çdo ditë, këto nëna të reja tregojnë pa doreza çfarë kanë ndier dhe sa shumë e kanë urryer trupin e tyre gjatë periudhës së pritjes së ëmbël.

Ndërkohë që shoqëria e pikturon shtatzëninë dhe mëmësinë në mënyrë piktoreske, këto gra flasin për detajet intime dhe reale të lindjes së një fëmije, për dashurinë dhe për çastin kur urrejnë atë që ka ndodhur me trupin e tyre”,- shkruhet në përshkrimin e videos së realizuar nga New York Times.