Tre muaj më parë Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë. I vogli Efehan erdhi në jetë me anë të lindjes natyrale dhe fotot e para pas lindjes filluan të qarkullonin online. Emocionet e çiftit dukeshin qartë në këto shkrepje, por lindja nuk paska qenë dhe aq e thjeshtë për Almedën. Në një intervistë për Magazin D, ajo ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë këtij procesi, që ka zgjatur jo pak, por 15 orë.

“Nëna më këshilloi të bëjë lindje natyrale, sepse kështu do të përjetoja ndjesinë e të bërit nënë. Kështu që, djalin e solla pa marrë injeksione, por gjithë procedura zgjati rreth 15 orë dhe ishte shumë e vështirë”, -është shprehur Almeda për revistën turke.

Çifti i njohur duket se po e shijon shumë prindërimin, pasi pas ardhjes në jetë të Efehan, ai është kthyer në qendrën e vëmendjes, ashtu siç ndodh në çdo familje.