Jo vetëm gratë tashmë janë "skllave" të rrobave dhe trupave perfekt, por burrat gjithnjë e më shpesh vendosin të paraqesin veten e tyre super të kuruar, e pa qime. Vera është sezoni në të cilin duam më së shumti një lëkurë të përkryer të lëmuar dhe të depiluar, por cilat pjesë të trupit depilohen më shumë nga gratë dhe burrat?

Gjoksi, këmbët dhe zona e bikinit mbajnë vendin e parë përsa i takon grave. Italianëve nuk u pëlqejnë qimet dhe mbështeten në depilim, rruajtje dhe madje heqjen e qimeve me lazer, të zgjedhur sot nga 53% e burrave dhe grave. Siç u tha nga Dr. Paolo Sbano, dermatologe në spitalin Santa Maria alle Scotte në Siena, "para dhe gjatë verës ka një bum të vërtetë në kërkesat për heqjen e qimeve, me një rritje të konsiderueshme të trajtimeve në gjoks dhe bark për meshkujt  dhe këmbët, ijet dhe sqetullat për gratë”.

Heqja e qimeve tek gratë

Përveç trajtimeve në këmbë (51%), sqetull (42%) dhe zonës së ijëve (34%), trajtimi i fytyrës dhe dekoltesë është gjithashtu një kërkesë e madhe, nëse vuani nga hirsutizmi, por edhe për heqjen e qimeve në gji dhe thithka. 20% e trajtimeve kanë të bëjnë me këtë pjesë të trupit. "Zakonisht këshillohet që të kombinohen ndërhyrjet e lazerit me terapi adekuate të hormoneve, të vlerësohen gjithmonë me mjekun, pasi prania e përhapur e qimeve në fytyrë ose dekolte, ndikohet nga aktiviteti i hormoneve të cilat, në këtë rast nuk funksionojnë siç duhet".

Heqja e qimeve mashkullore

Dhe djemtë? Në mesin e mijëvjeçarëve tani është një praktikë e zakonshme, por gjithnjë e më shumë të rritur i drejtohen depilimit, të paktën 44% e burrave nën 35 vjeç. Gjoksi dhe shpatullat janë më të kërkuarat e traditës, edhe nëse sot flasim edhe për depilimin e pjesëve intime, shpinës, gjoksit dhe pubisit.