Vitin e kaluar Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan në fshehtësi dhe të pranishëm në ceremoni ishin vetëm të afërmit e tyre. Më pas u përfol në media se do të kishte edhe një dasmë të madhe, e cila u shty për shkak të disa të papriturave. Në fakt, ky vit nuk ka qenë i thjeshtë për Justin dhe Hailey-n duke qenë se këngëtari është duke kaluar një periudhë jo të mirë me shëndetin mendor.

Por duket se çifti i famshëm e ka ndarë datën dhe dasma do të organizohet më shpejt nga sa e kishim menduar. TMZ ka bërë të ditur se dasma e Justin dhe Hailey-t do të mbahet në shtator, që përkon edhe me përvjetorin e parë të martesës. Po ashtu, sipas këtij burimi çifti është duke u marrë personalisht me ftesat që do të shpërndahen këto ditë.

Ne mezi po presim të shohim Hailey-n me fustanin e nusërisë.