Esmeralda Metkaj, aktorja e njohur për rolin e Cubit në “Duplex”, disa orë më parë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Instagram, ka zbuluar se në sezonin e ri ka surpriza. Por veç spektaklit të humorit, në të cilin ajo është pjesë prej disa sezonesh, me sa duket, Cubit, po i ndodhin ndryshime të rëndësishme edhe në jetën private.

Të paktën, nga sa kuptohet nga kjo video, aktorja duket se është në pritje të ëmbël, meqenëse tani i duhet të veshë fustane më të gjera e më të gjata.

Esmeralda, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të njohur, e ruan me fanatizëm jetën private, madje edhe në publik nuk flet për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Me shuuumë gjëra të reja këtë sezonð??.Një prej tyre unë me fustan të gjerë dhe të gjatë ð?¤?ð?¤­ð??? ð???ð??? #tvklan#newseason#actress#backtowork#rtvklan#lymhfb30#ð???

A post shared by Cubi (@cubimetkaj) on

Përveç "Duplex" në Tv Klan, Cubi ka qenë e angazhuar dhe në teatër e në film, madje edhe me role dramatike - suksesi i të cilave ka qenë po aq i madh sa edhe rolet në spektaklin e humorit.