Asgjë nuk është e sigurt në jetë – edhe nëse je i pasur, i bukur, i suksesshëm apo i talentuar dhe e gjithë bota të njeh. Thjeshtë, jetën duhet ta marrësh si të vijë. Edhe të famshmit kanë të drejtë të gabojnë, madje edhe t’i marrin përsipër pasojat. Shikoni disa çifte që janë nisur drejt hapit të tyre më të rëndësishëm, por që nuk ia kanë dalë.

Arsyet? Epo, tashmë nuk kanë edhe aq rëndësi.

Brad Pitt and Gwyneth Paltrow

Në moshën 21-vjeçare, Gwyneth Paltrow ishte një hyrje e re në kinematografi, kur takoi superstarin Brad Pitt në seritë e “Se7en”. Dy të rinjtë lajmëruan se do të martoheshin në verën e vitit 1997. Në një kohë kur të gjithë mendonin se në Hollywood askush nuk e pëlqente Gwyneth dhe se ajo ishte me fat që rrëmbeu një superstar, u nda pak para dasmës. Gwyneth besonte se ishte shumë e re për të marrë një vendim të tillë për bashkëjetesë.

Julia Roberts dhe Kiefer Sutherland

Julia Roberts luajti një rol si organizatore dasmash, e cila vazhdimisht i linte partnerët e saj në altar. Por ajo që bëri me Kiefer Sutherland nuk ishte aq dramatike sa roli i saj. Jenn u nda nga ai vetëm 3 ditë para ceremonisë. Kiefer Sutherland më vonë deklaroi se e çmonte veprimin që bëri Julia, sepse ai ishte mjaft i ri për të ndryshuar jetë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Në vitin 2002, media shkruante për ta vetëm me një emër “Bennifer” (Ben Affleck dhe Jennifer). Ata kishin edhe një këngë hit së bashku “Jenny from the Block” dhe filmin “Gigli”. Ishin të dashuruar dhe kishin vendosur të martoheshin në shtator 2003. Ben, madje, i bleu edhe një unazë diamanti 1.2 milion dollarë Jenn-it. Shumë pak kohë para dasmës, u fol se Ben e tradhtoi Jennifer me një striptiste. Jennifer tha në një intervistë të mëvonshme se ishte shumë e lënduar, ndaj vendosi ta linte.

Demi Moore dhe Emilio Estevez

Demi dhe Emilio kanë një film së bashku “St. Elmo’s Fire”. Edhe pse nuk luajtën çift në film, u lidhën në jetën reale. Emilio dhe Demi u dashuruan dhe më vonë vendosën të martohen. Shumë pak para dasmës, ata zbuluan se nuk ishin për njëri-tjetrin dhe vendosën t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Megjithatë, mbetën miq të mirë.

Sheryl Crow dhe Lance Armstrong

Sheryl dhe Lance filluan të dilnin së bashku në vitin 2003 dhe bënë publike fejesën dy vjet më vonë. Megjithatë, pas fejesës, kuptuan që nuk ishin aty ku duhet me jetën e tyre dhe qëllimet nuk i kishin të njëjta. Gjithçka që ajo dëshironte ishte një familje, ndërsa ai donte ta merrte më shtruar. Në vitin  2006, Sheryl vendosi t’i japë fund.

Marilyn Manson dhe Evan Rachel Wood

Rokeri Marilyn Manson dhe aktorja Evan Rachel Wood kanë qenë bashkë në vitet 2006 dhe 2008. Pasi u ndanë, vendosën ta shohin edhe një herë marrëdhënien e tyre në vitin 2010. Në një koncert në Paris, Manson i propozoi asaj në skenë. Megjithatë, fejesa nuk zgjati. Në fund të vitit, ata u ndanë sërish.

Jude Law dhe Sienna Miller

Dy aktorët britanikë kanë qenë bashkë për dy vjet dhe të fejuar për pak kohë. Në vitin 2005, Sienna zbuloi se Jude kishte pasur një flirt me dadon e fëmijëve të tij. Pas kësaj, e anuloi martesën. Disa vite më vonë, në 2009-ën, ata menduan se mund të rilidheshin. Por i dhanë fund sërish në vitin 2011.

Tara Reid dhe Carson Daly

Tara dhe Daly u takuan në fund të viteve ’90 dhe në vitin 2000 u fejuan. Planifikuan dasmën në verën e vitit 2001. Por ishte Tara që u dha fund planeve. Pak kohë para dasmës, në korrik 2001 ata u ndanë.

Alec Baldwin dhe Janine Turner

Dy aktorët ishin të fejuar dhe do të martoheshin në vitin 1983. Por në kohën kur dasma po afrohej, thuhet se Alec vendosi t’i japë fund me Janine. Ai thjesht nuk ishte gati. Megjithatë, ishin një çift i bukur dhe shumë prej nesh e kanë të vështirë t’i harrojnë.

Katie Holmes dhe Chris Klein

Para se Katie Holmes të takonte Tom Cruise, ishte e lidhur me aktorin Chris Klein. Ishte në hapat e parë të karrierës në atë kohë. Pas një fejese që zgjati për disa vjet, Katie mendoi se ata të dy nuk ishin për njëri-tjetrin. Vetëm disa muaj më vonë, ajo u lidh me Tom Cruise.