Disa ditë më parë, Erik Lloshi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Romina Sablic. Në dasmën e këngëtarit ishin të pranishëm disa prej kolegëve dhe miqve të tij, si: Lorenc Hasrama, Aurela Gaçe, Olta Boka, Mateus Frroku, Juliana Pasha, Kledi Bahiti etj. Ajo që të gjithëve u ra në sy ishte mungesa e këngëtares Anxhela Peristeri, e cila është mikeshë e ngushtë e Erikut. Pas kësaj mungese mediat filluan të aludonin se mes këngëtarëve marrëdhënia nuk ishte si më parë dhe se nuk flisnin më me njëri-tjetrin.

Disa orë më parë, me anë të një postimi në Instagram, Anxhela u ka dhënë fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se ata vazhdojnë të jenë miq. Ajo ka postuar një pjesë nga kënga e re e Erikut “Pengu i dashnisë”, që është një dedikim për bashkëshorten e tij.

“Shumë suksese Erik! Dashuria të frymëzoftë për këngë sa më të bukura”, -ka shkruar Anxhela, ndërsa ai i është përgjigjur me dy emoji zemrash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on

Tani mund të flini të qetë, Anxhela dhe Eriku vazhdojnë ta ruajnë miqësinë dhe mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje! Edhe pse aryeja e mungesës së saj në dasmë ende nuk dihet.