Mund të themi me plot gojën që kjo nuk është periudha më e mirë për Meghan Markle. Ajo po mundohet ta përdorë platformën e saj për të ndihmuar njerëzit, por duket se kritikat për të nuk kanë fund. Rasti i fundit ishin pikërisht sulmet online ndaj saj dhe Harry-t për përdorimin e një avioni privat. Në fakt, njerëzit do ta gjejnë gjithmonë diçka për t’u kapur me Dukeshën e Sussex-it.

Duket se pjesë e këtij problemi është edhe standardi i lartë i vendosur nga kunata e saj, Kate. Njerëzit presin që Meghan të veprojë njësoj si Kate, por në fakt kjo është e pamundur duke qenë se ato janë të ndryshme, ashtu si çdo njeri në këtë planet. Një burim për Us Weekly ka treguar se Meghan ndjen që Kate ka vendosur një standard të lartë dhe është dekurajuese për të që populli britanik pret që edhe ajo të jetë si Kate. Po ashtu, për Meghan-in është shumë e vështirë të përballet me kritikat raciste të një pjese të mirë të shtypit britanik.

“Meghan ka një ndjesi izolimi në Mbretërinë e Bashkuar duke qenë se është kryefjala e mediave mizore britanike. Duart e saj janë të lidhura dhe asaj nuk i lejohet të mbrojë veten. Ka qenë shumë e vështirë për të”, -ka treguar burimi.

Me sa duket, jeta e Meghan-it që kur është bërë pjesë e familjes mbretërore është vështirësuar shumë.