Një prej sherrve më të bujshëm dhe më të vjetër në historinë e showbiz-it është ai mes dy këngëtareve nga Kosova, Leonora Jakupit dhe Adelina Ismailit. Asnjëra nga këngëtaret nuk ka folur kurrë publikisht për këtë temë, por në një intervistë të fundit të Adelinës ngjarja është sjellë sërish në vëmendje. E ftuar në emisonin “Pressing”, mbrëmjen e kaluar, Adelina ka treguar se ajo dhe Leonora kanë mbështetur parti të ndryshme politike, për këtë arsye janë parë gjithmonë si kundërshtare, edhe nga mediat. E pyetur nëse janë rivale apo jo, këngëtarja ka treguar se nuk e ka të qartë.

“Faktikisht unë nuk e kam të qartë nëse jemi rivale apo jo. Megjithatë, unë në jetën time nuk kam pasur kurrë asnjë lloj xhelozie për askënd, aq më tepër për një vajzë si Leonora që ka qenë në Koshare dhe ka kënduar për ushtarët e Koshares. Nuk mund ta urreja kurrë”, -ka treguar ajo.

Megjithatë mes tyre ka ndodhur një incident në vitin 2003, në prapaskenën e një koncerti. Ky incident përfundoi në grindje mes dy këngëtareve, të cilat ende nuk flasin me njëra-tjetrën.

“Unë ende nuk e di çfarë ka ndodhur atë natë, as pse shkuan gjërat deri në atë pikë, por Leonora ka sulmuar nënën time. Ishte një gardërobë e ngushtë, një tip dhome. Leonora kaloi dhe goditi mamin, ndërsa ajo i bërtit ‘ngadalë moj vajzë’, për shkak të stresit në atë moment. Pastaj ajo e ka kapur mamin për fyti dhe aty ndërhymë për t’i ndarë”, -është shprehur Adelina duke shtuar me të qeshur se të gjithë e pyesin për këtë gjë.

Adelina ka folur me sportivitet për këtë ngjarje dhe nuk e dimë për Leonorën, por për të duket se gjithçka ka mbetur në të shkuarën.