Ndonëse Pallati Mbretëror raporton gjithmonë se ditëlindjet e familjes mbretërore janë modeste dhe pothuaj në privatësi të plotë, e vërteta nuk është aspak kështu. Edhe pse Kate dhe William morën një fluturim low cost dy ditë më parë për të takuar Mbretëreshën, familja mbretërore britanike shpenzimet nuk i ka aspak modeste, siç pretendohet.

6 ditë festë dhe me kosto të konsiderueshme për 38-vjetorin e dukeshës se Sussex-it, Meghan Markle.

Meghan e festoi këtë ditë të shënuar me qëndrimin gati njëjavor në një vilë luksoze që kushton plot 108.000 paund, në Ibiza. Vila njihet për pamjen piktoreske nga deti, një pishinë 50 metra të gjatë dhe shumë detaje të tjera luksi.

Çifti dhe djali i tyre Archie shijuan qetësinë dhe panoramën e mrekullueshme që rrethon vilen La Salma në fshatin piktoresk Es Cubells pas u shqetësuar aspak për faturën marramendëse. Vila me shtatë dhoma kishte dhe një palestër, xhakuzi e tarraca të mbushura me lule.

Fluturimi atje u bë me charter. Vizitorëve të vilës u sigurohet një menaxher për godinën, kameriere, pastruese, një Range Rover me shofer për t'i shëtitur dhe një roje sigurie natën, udhëtime me jaht, një bar në dispozicion, dado për fëmijët, masazhatore, estetiste, trajnere personale dhe instruktore yoge etj.