Modelet e famshme Gigi dhe Bella Hadid, si dhe nëna e tyre Yolanda kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e trishtë. Gjyshja e modeleve, me të cilën ato ishin shumë të lidhura, është ndarë nga jeta pasi nuk mundi ta fitonte edhe këtë betejë me kancerin. 78-vjeçarja kishte luftuar gjashtë herë me këtë sëmundje, por kësaj radhe nuk ia doli dot. Gigi ka qenë e para që ka ndarë lajmin e hidhur në Instagram, ku ka postuar një foto të saj me gjyshen, përkrah së cilës shkroi:

“Engjëlli ynë luftoi me kancerin gjashtë herë në jetën e saj me kurajë, forcë e lavdi dhe gjithmonë ishte nëna dhe gjyshja më e mirë në botë. Ajo është një shembull që do ta ndjekim gjithë jetën. Të duam më shumë nga sa fjalët mund ta përshkruajnë, Oma jonë e bukur dhe e mrekullueshme.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Edhe Bella dhe e ëma, Yolanda ndanë disa fjalë prekëse për njëriun e tyre të dashur. Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm që kanë ofruar mbështetjen e tyre për modelet në këtë moment delikat të jetës së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ð?¦? (@bellahadid) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YOLANDA (@yolanda.hadid) on