Stresi gjatë shtatzënisë, mund të rrisë gjasat që fëmija të preket nga çrregullim të personalitetit. Një studim i realizuar së fundi tregon se fëmijët e grave që kanë përjetuar situata stresi të forta gjatë pritjes së ëmbël, kanë 10 herë më shumë gjasa të zhvillojnë një çrregullim të tillë deri në moshën 30 vjeç.

Madje edhe stresi i moderuar, sipas hulumtuesve, mund të ndikojë tek zhvillimi i foshnjës e të vazhdojë edhe pas lindjes së saj. Më shumë se 3 mijë e 600 gra shtatzëna në Finlandë u pyetën për nivelin e stresit dhe mjekët ndoqën me kujdes më pas situatën e fëmijëve të tyre.

Rezultatet e studimit treguan sesa e rëndësishme është që nënat të kenë qasje në mbështetjen e shëndetit mendor. Faktorë të tjerë të rëndësishëm, të tilla si mënyra e rritjes së fëmijës, situata financiare e familjes dhe trauma e përjetuar gjatë fëmijërisë, kanë dhe ato një kontribut në krijimin e çrregullimeve të personalitetit, e mund të kenë luajtur një rol.

Çrregullimet e personalitetit që përfshijnë paqëndrueshmërinë emocionale, paranojën apo të qenit jo social, mendohet të prekin një në 20 persona.

Burimi: Top Channel