Meghan Markle ka një elegancë të lindur në veshje dhe kjo është e padiskutueshme tashmë, por pamja e saj e sofistikuar, madje edhe e guximshme disa herë, ka disa sekrete që ju hyjnë në punë. Meghan e ka krijuar tashmë stilin e saj, aq sa është kthyer edhe në ikonë mode, jo vetëm kur zgjedh kontrastin bardhë e zi, por edhe kur guxon me ngjyrat. Gjithmonë ka në veshjen e saj tipare të personalitetit, të cilat na bindin se zgjedhjet e saj janë gjithmonë unike.

Veshjet standarde të Meghan mund të shërbejnë edhe si një lloj frymëzimi për ju, megjithatë truket që përdor Dukesha e Sussex-it janë fare të thjeshta e mund t’ju orientojnë kollaj edhe me veshjet që keni në gardërobë.

Ja cilat janë zgjedhjet e Meghan, që e bëjnë atë të duket gjithmonë me stil:

Një pardesy dhe xhinse të ngushta

Një fustan me vija dhe një xhaketë supeve

Fustan me lule dhe xhaketë

Fustan krem me rrip në mes

Pantallona dhe xhaketë të shkurtër

Fustan xhins

Fund lëkure i ngushtë dhe këmishë krem me butona

Golf, xhaketë oversize dhe xhinse

Fustan treçerekësh dhe taka

Pardesy me kuadrata dhe rrip në bel

Fustan i gjatë i ngushtë dhe pardesy

Fustan i zi dhe taka me printe

Këmishë e bardhë dhe fund me bel të lartë

Fustan me printe dhe xhaketë

Fustan i zi dhe këpucë të sheshta