Përshëndetje njerëz të bukur! Rubrika Loyalthy rikthehet serisht këtë Shtator dhe me shumë surpriza...Uroj të keni kaluar një verë fantastike, me momente të paharrueshme, aventura dhe të mos e keni limituar shumë veten tek ushqimet. Unë për shembull kalova një pauzë shumë të gjatë për mua: dy muaj pa palestër dhe pa pasur 100% vëmendjen e nutrientëve. Por, çdo gjëje i vjen një fund kështu që shtatori është koha e duhur. A kam shtuar në peshë? Të jem e sinqertë, po! 2 KG nga pesha normale, duke llogaritur se baza muskulare bie.

Arsyeja pse i ndaj me ju këto është sepse e di që të gjithë ne ndihemi “keq” me kilet e shtuara pas sezonit veror apo thjesht jo në formën e zakonshme, por kjo është normale. Do i rikthehemi sërish normalitetit.

Gati?

Sot, do ndaj me ju një rutinë të thjeshtë 20 minutëshe që do ju kapi çdo zonë të trupit: Të poshtme, sipërme dhe ABS. Pa qenë nevoja të shkoni në palestër, kjo rutinë mund të realizohet KUDO!

Uroj t’ju pëlqejë, xx

“We always have to take a break once in a while,

 just to start fresh...”

LOYALTHY by Adela Osmani