Të gjithë e mbajmë mend për rolin e saj në telenovelën “Kur ti të jesh e imja” dhe rolin e saj si Paloma. Silvia Navarro është një prej aktoreve meksikane më të famshme, jo vetëm në Amerikën Latine, por edhe më gjerë. Rolet e saj në serialet më të famshëm latinë janë të pafundmë, njësoj si numri i njerëzve që e mbështesin vazhdimisht atë.

Por nëse edhe ju jeni një prej fansave të Silvias dhe mendonit se e njihnit mirë, prisni t’ju japim lajmin e fundit. Një postim në Instagramin e aktores ka tronditur fansat. Ajo ka postuar një foto me një vajzë tjetër, të dyja të përqafuara dhe përshkrimi ishte ai që na la pa fjalë.

“Ajo është Kar Fenton dhe ne duhemi”, -ka shkruar Navarro përkrah fotos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Silvia Navarro (@silvianavarroyya) on

Me të drejtë, të gjithë e kanë marrë këtë postim si një rrëfim të homoseksualitetit nga ana e aktores, e cila ka qenë gjithmonë në lidhje me burra. Madje nga martesa e saj me Gerardo Casanova-n, ajo ka një djalë 4-vjeçar të quajtur Leon.

Navarro nuk ka preferuar t’u përgjigjet komenteve në fotot e saj, duke mos konfimuar dhe as mohuar spekulimet që lindën nga postimi i papritur.