Kur dy njerëz ndahen, normalja do të ishte, që të binin dakord me njëri-tjetrin dhe ndarjen ta komunikonin së bashku, si dy njerëz të rritur. Mirëpo, nuk ka ndodhur kështu me çiftin Miley-Liam. Burime për Page Six kanë kanë bërë me dije se Liam e ka mësuar për ndarjen nga rrjetet sociale. Ai ndodhej në Australi kur Miley njoftoi ndarjen me një deklaratë përmes përfaqësuesit të saj për shtyp.

Më pas Liam sërish në rrjetet sociale e pranoi ndarjen me Miley-n dhe i uroi asaj çdo të mirë në jetë edhe pse nuk janë më bashkë.

Në fakt ndarja e Liam nuk ishte më e lehta që kemi parë. Menjëherë sapo doli lajmi se ata nuk janë më bashkë, Miley u pa në shoqërinë e një vajze, Kaitlynn Carter. Vajzat duket se janë të lumtura me njëra-tjetrën dhe nuk duan t’ia dinë se të tjerët flasin për to.

Lexoni gjithashtu:

Lumturia u lexohet në sy, Miley dhe Kaitlynn hedhin një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre

E vetmja gjë që e shqetëson Liam-in pas divorcit është se Miley mund të flasë

Miley dhe e dashura e saj janë si të gjitha çiftet, ato madje edhe kombinohen me njëra-tjetrën