Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica do të bëhen prindër për herë të dytë. Edhe pse barku mjaft i dukshëm i Monica-s tregon se ajo është drejt fundit të shtatzënisë, çifti e ka bërë publik lajmin vetëm pak ditë më parë. Një foto e tyre të përqafuar me duart te barku e përcillte qartë mesazhin dhe lumturinë e tyre. Ndërsa dje, bukuroshja italiane ka bërë të ditur edhe gjininë e bebushit.

Në një foto të Lorikut të shkrepur nga televizori, ajo ka shtuar një mbishkrim “It’s a girl” duke na lënë të kuptojmë që Bojkeni do të bëhet me një motër. Ndërsa për sa i përket emrit, ai nuk është më një sekret. Madje, futbollisti e ka zbuluar që në tetorin e vitit të kaluar gjatë një interviste në ‘Wake up”. Teksa ka folur për dëshirën për të zgjeruar familjen, ai ka shtuar se nëse është vajzë dëshirojnë ta quajnë Enkelejda.

“Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Në fakt, Monica do vajzë dhe ia ka gjetur emrin që tani. Dëshiron që ta quajë Enkelejda”, -është shprehur Loriku vitin e kaluar.