Aktorja meksikane, Silvia Navarro, e njohur për rolin e Palomës në serialin “Kur ti të jesh e imja”, vetëm pak ditë më parë ka postuar në Instagramin e saj një foto me një mikeshë të ngushtë të saj, pas së cilës bëri edhe një deklaratë dashurie. Por kaq u desh dhe rrjeti shpërtheu. Mediat nisën të hamendësonin se aktorja, tashmë kishte filluar të pëlqente femrat, madje edhe e akuzuan se kishte nisur një lidhje të re me mikeshën e saj.

Pas deklaratës “Ne duhemi…”, e cila nxiti dyshime tek të gjithë, Paloma reagoi ashpër në rrjet duke postuar një foto tjetër me mikeshën e saj, por këtë herë për t’i sqaruar të gjithë.

Oh jo, çfarë ngatërrese u bë, epo ja pra: Është shoqja ime, jo e dashura ime… por e dua”,- ka shkruar Silvia në foton me mikeshën e saj, duke i kërkuar ndjesë kësaj të fundit për skandalin e krijuar në media.

Dhe duajini të gjithë, për këtë kemi ardhur në jetë” – e mbyll aktorja mesazhin e saj.