Nëse jeni në dilemë për fustanin që duhet të vishni në dasmat e vjeshtës, Zonja e Parë, Melania Trump na jep një ide gjeniale. Edhe pse ajo këtë fustan mente me mëngë transparente e veshi gjatë vizitës së kryeministrit australian në Shtëpinë e Bardhë, ky model është mjaft i përshtatshëm për një dasmë shtatori ose tetori. Ngjyra është e ëmbël, modeli është serioz dhe mjaft interesante janë edhe me frudat vertikale.

Ky fustan është i markës J Mendel dhe Zonja e Parë ka zgjedhur shumë shpesh fustane nga kjo firmë. Edhe fustanin e verdhë që ata kanë realizuar për Melania-n, sërish kanë goditur në shenjë si gjithmonë. Edhe ai model mund të ishte ideal për një mbrëmje gala. Sa i përket fustanit mente, çmimi i tij është paksa i kripur, plot 6 mije dollarë.