Ish-Zonja e parë e botës ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj të jetuarit shëndetshëm, ndaj nuk resht asnjëherë të këshillojë dhe sugjerojë mënyra për ta bërë ditën tuaj më të këndshme në këtë drejtim. Vetë Michelle i ka nisur ushtrimet që prej vitit 1997 dhe ka pasur gjithnjë si qëllim të qenit në formë.

Ushqimi i shëndetshëm dhe sasia e duhur e konsumimit të tij është këshilla themelore që rekomandon Michelle, madje duke iu referuar edhe brezave të ardhshëm: “Nëse më shohin duke bërë gjimnastikë dhe të mendohem për atë që do të ha apo shohin babanë që punon shumë, por njëkohësisht merret me sport dhe gjimnastikë, kur të rriten do ta kuptojnë se kjo është pjesë e rëndësishme e jetës së një të rrituri”,- ka shpjeguar Michelle për mediat, duke iu referuar vajzave të saj.

Zonja e Parë jep vazhdimisht këshillat për një jetë të shëndetshme nga profili i saj në Instagram, në të cilin ajo duket mjaft aktive duke bërë gjimnastikë.

5 hapat për të pasur një jetë të shëndetshme dhe aktive, sipas Michelle janë:

1 – Ha sa më shumë fruta dhe perime

2 – Gatuaj më shumë në shtëpi

3 – Pi shumë ujë

4 – Merru me aktivitete të reja

5 – Bëj ndryshime të shëndetshme së bashku me familjen