Pak ditë më parë, Meghan, Harry dhe vogëlushi Archie kanë udhëtuar drejt Afrikës së Jugut. Familja u fotografua teksa zbriste nga avioni dhe para pak minutash është bërë publike edhe një video e Harry-t dhe Meghan-it që në krah mbante Archie-n. Tani nuk kemi më dyshime që Archie është një kopje e të atit, pasi në video duket qartë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Çifti mbretëror kanë qenë bashkë në pjesën më të madhe të aktiviteteve në Afrikë, ndërsa Archie ka qëndruar me dadon. Ndër të tjera, Harry dhe Meghan kanë dhuruar një moment romantik për publikun, edhe pse ishte një thyerje e rregullave të protokollit. Teksa do të ndaheshin, pasi Harry do të vazhdonte me aktivitetet, ndërsa Meghan do të kthehej tek i biri, ata kanë shkëmbyer një puthje në buzë. Meghan njihet si dukesha rebele, pasi i thyen shpesh rregullat e mbretërisë, ndërkohë që William dhe Kate janë më të përmbajtur dhe në publik maksimumi kanë shkëmbyer puthje në faqe.

Nga ana tjetër, Harry dhe Meghan as nuk duan t’ia dinë për rregullat e protokollit, pasi kjo nuk është hera e parë që ata puthen në publik. Epo, rroftë dashuria!