Të gjitha trajtimet dhe kremrat antirrudhë mund të jenë të shtrenjta, por një pjesë e mirë e tyre përmbajnë edhe kimikate të dëmshme. Në vend të tyre, në shtëpi mund të përgatitësh një serum me një recetë shumë të thjeshtë. Është një recetë e pasur me antioksidantë që e ndihmojë lëkurën të duket më e gjallë dhe rinore, duke i dhënë asaj shkëlqim dhe hidratim:

Përbërësit:

1 lugë kafe vaj bajame (ose nëse ke mundësi vajra të tjerë lulesh, Jojoba rekomandohet)

1 lugë kafe vaj shege

15 pika vitaminë E

20 pika vaj livando ose vaj temjani

10 pika vaj karote (ose vaj farash të ndryshme sipas mundësisë)

Përgatitja:

Përzieji të gjithë përbërësit bashkë në një shishe qelqi të errët. Përdore çdo mëngjes dhe çdo darkë në fytyrë, qafë dhe dekolte.

Koha e përgatitjes: 2 minuta

Koha e maskës: 15 minuta