Skandalet në familjen Markle nuk paskan fund. Pas deklaratave të motrës dhe babait të dukeshës, tani është radha e nipit të saj të bëhet kryefjala e mediave. Një video shokuese e Thomas Dooley, djalit të gjysmë vëllait të Meghan Markle, Thomas Markle Jr., po qarkullon në mediat online prej pak ditësh. Ai është arrestuar nga policia pasi është shfaqur lakuriq në rrugë dhe bërtiste me të madhe.

Videoja është xhiruar nga një kalimtar i rastësishëm që nuk e kishte aspak idenë se bëhej fjalë për nipin e dukeshës së Sussex-it. Videoja është publikuar nga TMZ dhe thuhej se Dooley ishte nën efektin e drogës gjatë kohës që u arrestua, megjithëse nuk dihet se çfarë lloj droge kishte përdorur.

Policët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë dhe e dërguan në spital para se ta arrestonin, në mënyrë që të merrte trajtimin e duhur pasi gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë. Pak ditë më vonë ai u lirua pasi pagoi 25 000 dollarë. Po ashtu, vëllai i Thomas, Tyler është përfolur shpesh në media duke qenë se ka një fermë kanabisi në Oregon.

Tyler, Thomas dhe nëna e tyre Tracy

Thomas dhe Tyler kanë foto të shumta me hallën e tyre Meghan, pasi kur ata kanë qenë të vegjël kanë pasur një lidhje të veçantë dhe kalonin shumë kohë me të.

Sipas radhës: Meghan, Tyler Dooley, Thomas Markle, Thomas Dooley